Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në këtë takim u diskutua për dy tema të rëndësishme si mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare si rezultat i dështimit të çeljes së negociatave.
“Parimisht për zgjedhjet vendosëm që përbërja aktuale ta ratifikojë Marrëveshjen për anëtarësim në NATO dhe u dakorduam për 12 prillin si ditë zgjedhje dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe posaqërisht tek shqiptarët do të vijë ndryshimi”, theksoi Gashi.
Sipas tij, “derisa Evropa t’i sqarojë punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaqërisht ato në fushën e gjyqësorit”.