Afrim Gashi: BESA ka vijë e kuqe për koalicion vetëm për BDI – në

Nga Lëvizja Besa thonë se bastioni I tyre kryesor do jetë komuna e Tetovës, ndërkaq shtojnë se do të jenë të hapur për koalicionim me të gjitha partitë tjera shqiptare përveç BDI-së. Sa i përket kandidatit për kryetar në Komunën e Tetovës jo zyrtarisht flitet se Besa do të del me mjekun Nexhbedin Karemani.

Janë një prej zgjedhjeve më të rëndësishme për ne. Po mundohemi të bëjmë të gjitha përgatitjet si në aspekt të kandidaturave, të listave për këshilltar komunal, përgatitjen e projekteve të rëndësishme që të dalim me një program të pasur. Tetova do të jetë pika qëndrore në kampin politik shqiptar. Sa i përket koalicionit ne kemi hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë përvec BDI-së. Kryetari jonë ka pasur takim me kreun e PDSH-së, gjithashtu ka kërkuar takim me z.Sela, por ai nuk ka dashtë të takohemi, por jemi në pritje – u shpreh Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme