Sonte, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
“Në këto momente krize dhe pandemie, si parti kemi propozuar masa dhe sygjerime se si ta tejkalojmë situatën sa më mirë”, tha Gashi.
Ai shtoi se: “Interesi ynë ka qenë mbrojtja e buxhetit familjar, andaj duhet të kujdesemi njëkohësisht edhe për buxhetin shtetëror dhe familjar”, përfundoi Gashi.