“ Kur jemi këtu më lejoni të theksoj dy gjëra. E para është se bashkimi jonë, i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen. Nuk e ka për qëllim nxitjen e vëllavrasjes ose nxitjen e urrejtjes së shqiptarëve të tjerë ose komuniteteve të tjera. Ne jemi këtu për t’u thënë se pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht cilën parti ata e votojnë. Ata duhet të ndjehen të sigurt se ne do t’u shërbejmë atyre pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe bindjeve të ndryshme që ata i kanë. Po bëjmë çmos që “shtetin për të gjithë” ta jetësojmë pas 12 prillit. Për neve më e rëndësishme dita që fillon pas 12 prillit sesa ditët në vazhdim deri më 12 prill. Jam i bindur dhe besoj fuqimisht se fitorja me 12 prill do të jetë evidente”, ka thënë kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.