Afrim Gashi merr pjesë në konferencën e Tiranës

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot mori pjesë në konferencën me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e me iniciativë të ministrit në detyrë, Gent Cakaj.
Me këtë rast në diskutimin tij Kryetari Gashi theksoi se, veçmas pas refuzimit të BE-së që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u japet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, është bërë dyfish e nevojshme që të rritet kohezioni brendakombëtar shqiptar, veçanërisht në planin ekonomik, arsimor e kulturor.

Ndërkaq ministri Cakaj u shpreh se: “Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar!”.
Në këtë takim morën pjesë shumica e politikanëve shqiptarë të rajonit, si: ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, nënkryetarin i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e shumë të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme