Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi ka shkruar në rrjetin e tij social lidhur me ndarjen nga jeta të humanistit dhe veprimtarit, Sead Ajruli.
Postimi i plotë
Një shok i idealit sot u nda nga ne.
Kalimi në amshim i hoxhës Sead Ajruli, përveç tronditjes së thellë, na ka bërë të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është që në jetë të lëmë kujtime të mira.
Hoxha Sead na ka lënë kujtime që sot na mallëngjejnë të gjithëve dhe njëherazi na bëjnë krenarë që patëm mundësi ta njohim e të bashkëpunojmë me të.
Zoti e mëshiroftë dhe e pranoftë në xhenet!