Afrim Gashi shfaqet përkrah Edi Ramës në ceremoninë e Erdoganit, ndërsa Ali Ahmeti me penzionerin Fatos Nano në Golem

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi është parë përkrah kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e inaugirimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Në këtë ceremoni u raportua se ftesë pranuan një numër i vogël burrështetasish shqiptarë.

“Sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Uroj që sistemi presidencial për Turqinë të hapë një faqe të re të stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Fuqizimi dhe thellimi i mëtejshëm i raporteve me shtetin mik të Turqisë dhe mikun e madh të shqiptarëve, z. Erdoğan, padyshim që është në dobi të shqiptarëve dhe të stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi”, kishte deklaruar Afrim Gashi.

Fotografia e Afrim Gashi

E, ndërkohë derisa Gashi u shfaq në këtë ceremoni përkrah kryeministrit shqiptar, Ali Ahmeti u pa në shoqrinë e Fatos Nanos në Golem. Nano është pensionuar qëmoti nga politika, e duket se hapave të tij është duke ecur edhe kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti./Sakte.net

Fotografia e Naim Zoto

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme