Afrim Gashi: Trupëruese dhe poshtëruese që një ministër të jetë shqiptar veç kur nuk ka asnjë kompetencë!

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka reaguar lidhur me informacionet se ekziston mundësia që Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë të jetë shqiptar. Sipas tij, në këto rrethana, emërimi i një ministri shqiptar në MPB është veprim i turpshëm dhe poshtërues.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e tij
Poshtërim pas poshtërimi për shqiptarët!!!
Nëse është e vërtetë se me marrëveshjen e re, ministër i punëve të brendshme do të jetë shqiptar edhe atë prej kohës kur do të shpallen rezultatet zgjedhore e deri në kohën kur do të votohet qeveria e re, atëherë me plot përgjegjësi e them se ky është POSHTËRIMI i radhës që i bëhet shqiptarëve të Maqedonisë. Sa mendon njeriu se këta të BDI-së e kanë prekur fundin, ata të demantojnë duke shkuar edhe më poshtë me poshtërimin që ju bëjnë shqiptarëve. Kjo punë, shqip, i bie se në Maqedoni, ministër i punëve të brendshme mund të jetë shqiptar por vetëm disa ditë dhe vetëm në kohën kur nuk merret asnjë vendim dhe kur ai pozicion nuk ka asnjë peshë politike. TURP!!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme