Afrim Gashi: Urime 7 Marsin – Ditën e mësuesit Shqiptar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi përmes një shkrimi i ka uruar të gjithë mësimdhënësve ua uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

“Në këtë ditë të madhe për shkollën shqipe, kur ne i kujtojmë më admirim dhe nderim të madh brezat e shumtë të pishtarëve të arsimit shqip, secili e ka në mendje mësuesin/mësuesen e tij dhe, madje, sado që të ketë avancuar në jetë, për një çast ndjehet nxënës riosh, që mezi i mëson shkronjat derisa mësuesi/mësuesja i rri mbi kokë me përkushtim dhe dashuri, duke u gëzuar në sukseset e tij.
Prandaj, falë këtij mundi dhe përpjekjeje për hapjen e shkollës së parë shqipe dhe për fuqizimin e kësaj shkolle deri në ditët tona, sot anekënd botës shqiptare urohet Dita e Mësuesit, ndërsa me këtë rast nuk harrohet edhe gjendja jo shumë e mirë në të cilën mësuesi shqiptar e ushtron misionin e tij. Dhe, ky mbetet një detyrim veçmas për politikanët dhe gjeneratën tonë.
Sidoqoftë, përmes këtij mesazhi dëshiroj që të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare t’i falënderoj nga zemra për punën misionare që e bëjnë dhe t’ua uroj 7 Marsin – Ditën e mësuesit Shqiptar. Urime dhe nderime!”
, –
shkruan kreu i BESËS, Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme