Të dashur qytetarë,
Pas situatës së krijuar, sot – me konsensus të përgjithshëm – u dakorduam që zgjedhjet e ardhshme parlamenentare të shtyhen, ndërsa mbetet detyrim i Presidentit që, në konsultim me ekspertë juridikë, të propozojë mënyrë se si të shtyhen zgjedhjet dhe si të caktohet një datë tjetër për mbajtjen e tyre.
Uroj që situata me Korona-virusin të kalojë sa më shpejt e pa pasoja dhe humbje njerëzore. Politizimi dhe partizimi i skajshëm i shoqërisë sonë na ka bërë që shpesh ta harrojmë njerëzoren ose ta zhvendosim atë në plan të dytë. Prandaj, po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju ftoj t’i kthehemi njerëzores, humanes, virtyteve tona tradicionale e primordiale njerëzore.
Jeta e një njeriu është më e rëndësishme se çdo betejë tjetër politike. T’i kthehemi familjes, miqve, dashurisë ndërfamiljare, respektit e solidaritetit. Ne e kemi vetëm këtë jetë, andaj ju ftoj që atë mos ta çojmë dëm në urrejtje, grindje e konflikte.
Paçi shëndet dhe lumturi në familjet tuaja!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.