Aftësitë kompjuterike siç janë operimi në sistemet operative Windows e iOS janë bërë të zakonshme në CV-në e atyre që kërkojnë dhe gjejnë punë, por një zëvendësministre e qeverisë së Ramush Haradinajt ka edhe një tjetër aftësi kompjuterike: se si të kërkojë në internet, në Wikipedia dhe se si ta përdorë emailin.
Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office.
Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.