Ag Apolloni: Nuk është antologji e poezisë shqipe, por turp për ata që e kanë financuar e përuruar!

Shkrimtari ynë i njohur Ag Apolloni në faqen e tij të FB e ka komentuar promovimin e  antologjisë së poezisë moderne shqipe të përpiluar nga poeti Rudolf Marku. Sipas Ag Apollonit kjo antologji ‘është aq moderne saqë fillon me Budin e Bogdanin.

“Përpiluesi i antologjisë ka bërë një punë të kujdesshme. Është kujdesur që të mos e fusë aty asnjë poet nga Kosova, Maqedonia, apo Mali i Zi”, pohon Apolloni duke përfunduar se  ajo nuk është as antologji e poezisë shqipe, as moderne por është turp për ata që e kanë financuar e përuruar.

Më poshtë ua sjellim postimin e plot të shkrimtarit tone Ag Apolloni:

“Në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, është promovuar një antologji e poezisë moderne shqipe. Është aq moderne saqë fillon me Budin e Bogdanin.
Përpiluesi i antologjisë ka bërë një punë të kujdesshme. Është kujdesur që të mos e fusë aty asnjë poet nga Kosova, Maqedonia, apo Mali i Zi. Dhe kjo “antologji”, pjesë e së cilës është nder të mos jesh, është promovuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës.
Turp për ata që e kanë promovuar dhe e kanë financuar një antologji të tillë! Vetëm një idiot mund t’i përfshijë Budin e Bogdanin, De Radën e Naimin, te poezia moderne; vetëm një antishqiptar mund ta përjashtojë Azem Shkrelin nga poezia shqipe; vetëm një narcisist mund ta fusë veten në antologjinë që e përpilon vetë, pasi i ka kositë më të mirët.
Kuptojeni, o qytetarë të Shqipërisë, se edhe ne që jetojmë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, e që shkruajmë shqip (edhe pse jo aq mirë sa laureati juaj) jemi shqiptarë. Nuk mund të ketë antologji të poezisë shqipe vetëm me poetët e Shqipërisë.
Për besë, nuk jeni normalë ju që e keni promovu’, se ky që e ka përpilu’, po shihet që paska rrjedhë krejt!
Po kjo s’është:
– as antologji
– as e poezisë shqipe
– as moderne.
Kjo është marre!” (Ag Apolloni)
 No photo description available.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme