Ageler: “Behtel” punon në mënyrë transparente dhe ligjore, opozita kritikon pa fakte dhe për pikë politike

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, është e bindur se procesi në të cilën është i përfshirë kompania “Behtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, ngase, thotë ajo, kjo është mënyra në të cilën funksionon kjo kompani, në të kundërtën nuk do të ketë projekte çdokund në botë dhe disa në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ageler në një intervistë për MIA, transmeton SHENJA, shprehur keqardhje për faktin që opozita pa poseduar fakte dhe informacione po e kritikon projektin, duke theksuar se këtë e bën për shkak pikëve politike.

“Vlerësojë se është shumë dëshpëruese ajo që ata në opozitë kritikojnë pa fakte ose kritikojnë për shkak nuk kanë informacion. Këtë e bëjnë thjeshtë për të qenë kundër Qeverisë, po kjo është punë e opozitës, por njëkohësisht jam tërsishtë e bindur se procesi në të cilën është përfshirë ‘Behtel’ është tërësisht transparent dhe ligjor, sepse ata punojnë në këtë mënyrë, ndryshe nuk do të kishin projekte në tërë botë dhe disa këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ageler, duke shtuar se qytetarët e këtij vendi do të jenë shumë të gëzuar kur do të kompletohen korridoret 8 dhe 10D. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme