Ageler në “Rruga drejt”: “Behtel” është e ndarë nga kompania mbikëqyrëse për Korridorin 8 dhe 10D

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler e ftuar në “Rruga drejt” flet mes tjerash edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D. E pyetur rreth kompanisë mbikëqyrëse për të cilën është raportuar se ka prapavijë kriminele dhe dyshime për para ruse, Ageler me përgjigje se kjo është një çështje e ndarë nga marrëveshje me “Behtel-Enkën” e cila u firmos rreth 10 ditë më parë.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ta kemi këtë kompani amerikane shumë të njohur dhe të respektuar “Behtel” e cila ka treguar ekspertizën dhe aftësinë e saj për të kompletuar projekte të cilësisë së lartë dhe me standard globale, brenda kornizave kohore dhe brenda buxhetit të paraparë, siç e kemi parë në Kosovë me projektin e tyre fantastik atje dhe projektin në të cilin punojnë në Serbi. Ne jemi shumë të lumtur që kemi prezentë një kompani amerikane në projektin më të madh infrastrukturor. Kjo është e ndarë me akuzat për këshilltarët e transaksioneve financiare. Ajo që ne kemi thënë vazhdimisht është se nëse ka akuza për korrupsion, hetoni ato. Hetoni dyshimet dhe nëse ata janë të vërteta, ndiqni penalisht! Por, ne jemi shumë të sigurt se ata nuk janë për “Behtelin”, deklaroi Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme