Agim Bahtiri: Një parti e PAN-it po bisedon me ne, jemi afër marrëveshjes

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri, në një intervistë për Periskopin ka bërë të ditur se LAA është duke biseduar me një parti nga PAN’i për koalicion.

Bahtiri ekskluzivisht për Periskopin ka thënë se së shpejti do të bëhet e ditur se për cilën parti bëhet fjalë.

‘Jemi duke biseduar edhe me një parti e cila është në koalicion me PAN që të kemi mundësi të kemi më shumë numra me shqiptarë. Jam shumë i bindur që edhe ata deputetë të PAN-it nuk e duan një qeverisje të tillë e cila u është ofruar’, ka thënë ai.

Ndërsa, thotë se gjasat janë të mëdha që koalicioni PAN të mbetet pa atë parti, transmeton Periskopi.

Në koalicionin PAN (PDK-AAK-NISMA) bëjnë pjesë edhe parti që përfaqësojnë minoritetet jo-serbe në Kosovë, transmeton Periskopi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme