Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka emëruar zëvendësministrat e rinj. Agim Çeku është emëruar zëvendësministër i FSK-së, ministri kjo që tani e udhëheq Rrustem Berisha i AAK-së.
Çeku në të kaluarën ka mbajtur pozita të larta shtetërore, mirëpo në zgjedhjet e fundit nacionale ai nuk ishte as pjesë e listës së PDK-së për deputetë, shkruan gazetametro.net
Ndërkaq, si zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Kurtan Kajtazi, derisa në krye të saj është Albena Reshitaj nga AKR-ja.
Mustafa Grainca do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza.