Agim Veliu akuzohet për keqpërdorim të detyrës

Në një komunikatë të dërguar për media nga Rrjeti i OJQ-ve lokale“ Demokracia Fillon Këtu”, akuzohet Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliun për mos përkrahje të investitorëve të huaj dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në raportin e përgatitur nga kjo organizatë thuhet se vetëm që të mos e lejohet vazhdimi i kontratës me qira për qiramarrësit “JAHA COMPANY” dhe rrjedhimisht të mos mund të bëhej hapja e fabrikës është miratuar propozimi për ndarjen e parcelës për një palestër sportive me shumicë votash nga të gjitha partitë politike, pozitë-opozitë, me vetëm dy vota kundër.

Me 19 maj 2016, Ambasadorja e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Angelika Viets, kishte vizituar kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliun, ku sipas këtij raporti temë diskutimi ka qenë mos pengimi i hapjes së fabrikës për përpunimin e perimeve, ku investitori ishte gjerman.
Viets i kishte bërë me dije Veliut se 700 punëtorë do të punësoheshin nga kjo kompani vetëm në fazën e parë, mirëpo Veliu kishte vazhduar të insistojë se kjo pronë me vendim të Kuvendit Komunal është pronë komunale dhe investitori duhej së pari të bënte marrëveshje për hapjen e fabrikës përndryshe nuk mund të hapej, pasi kjo pronë është e destinuar për Palestër Sportive me vendimin e Kuvendit me 29 prill 2016, thuhej më tutje në këtë raport, transmeton Gazeta Blic.

Demokracia Fillon Këtu, i është drejtuar Agjensionit Kadastral të Kosovës për të kërkuar sqarim, se prona e kujt është kjo parcelë 1541-2, e cila është në kontest mes AKP-së dhe Komunës së Podujevës. Në përgjigjen e tyre thuhet se ajo është pronë e Komunës së Podujevës. Kjo vërteton shkeljet e bëra nga Komuna e Podujevës, që edhe përkundër anulimit të vendimit për ndërrimin e titullarit të pronave shoqërore nga ministria përgjegjëse, në kundërshtim me ligjin, kadastari komunal ka bërë ndryshimet, duke “legalizuar” komunën si pronar, bazuar në vendim të paligjshëm, shkruhet më tutje në raport, transmeton Gazeta Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme