Agim Veliu e ofendoi Vjosa Osmanin, vjen kundërpërgjigja e ashpër nga kabineti i presidentes

Stafi i Osmanit i reagon Agim Veliut pas deklaratës se “Vjosën nuk e zë kryesia”, kërkohet shkarkimi i tij

Stafi i u.d së presidentit Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të Agim Veliut ndaj Osmanit se dhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty.

Egnesa Vitia pjesë e stafit të Vjosa Osmanit përmes Facebook’ut ka thënë se nënkryetari i LDK’së, është seksist dhe i neveritshëm.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se Veliu pas deklaratave të sotme duhet të shkarkohet menjëherë.

“Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar ajo.

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu e ka ofenduar ushtruesen e detyrës së presidentes, duke thënë se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme