Agjenti i yllit 60 milionësh zbarkon në Itali, Milan ka gati përforcimin bombastik

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Marcus Rashford ka mbërritur në Itali. Sipas medias angleze “The Athletic”, sulmuesi i Manchester United, i cili është jashtë projektit të Ruben Amorim, është në kërkim të një klubi të ri, të paktën deri në qershor.

Për të janë interesuar disa ekipe, mes të cilëve Milani, Borussia Dortmundi, Galatasaray dhe, me më pak gjasa, Juventusi.

Siç raporton shtypi anglez, Dwaine Maynard, vëllai dhe agjenti i Rashford, po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme.

Mes tyre është edhe Milani, një pistë që po fiton terren dhe mbetet për t’u ndjekur me kujdes. Paralelisht, kuqezinjtë po punojnë për transferimin e Noah Okafor te Red Bull Leipzig.

Ditët e fundit, Ruben Amorim ka folur për situatën e Rashford: “Ai dëshiron të luajë? Po, është një vendim i imi që e kam lënë jashtë, vetëm i imi.

Marcus po përpiqet. Kam folur me shumë lojtarë individualisht gjatë stërvitjeve, kështu që po i bëj gjërat në mënyrën time, që është e vetmja mënyrë që njoh. Nëse nuk e bëj, do të humbas drejtimin tim. E di çfarë po bëj”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme