Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”.
Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjta histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, shkruante para pak ditësh gazeta e Antverpës.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel.
Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi për gazetën se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.
“Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi,” shkruante gazeta.
Por kush i infiltrua?
“Në Shqipëri është ndezur debati për këtë çështje, ndërsa disa thonë se fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare,” shkruan gazeta belge LeVif.