Agjenti rus i helmuar në Salisbury është shëndosh e mirë

Yulia Skripal tha që ajo e babai i saj Sergei Skripal “po bëhen më mirë” sipas një video-inçizimi të paverifikuar që u lëshua në televizionin shtetëror rus, raporton Independent, shkruan Periskopi.

Transkripti e paraqet bisedën mes Yulia-s, që bashkë me babin e saj u helmua në Salisbury muajin e kaluar, dhe Viktorias – kurshërirë e saj.

Gjatë bisedës, Yulia i tha kurshërirës se “shëndeti i të dyve është mirë,”

Megjithatë, ende autenticiteti i këtij materiali nuk është verifikuar.

Sipas inçizimit, ajo thotë që babai i saj dhe vetë ajo po shërohen shpejt dhe pritet të lënë spitalin.

Britania e madhe po e fajëson Rusinë për sulmin, ndërkohë që Moska po e mohon. Shumë lëvizje politike e diplomatike janë ndërmarrë deri tash, duke e bërë botën aktualisht të duket sikur është në prag të luftës së ftohtë.

Kurshëria e saj Viktoria ka thënë që dëshiron të shkojë në Britani, e të marrë Yulian me vete nëse jo edhe Sergein –ish agjentin rus./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme