AGK përshendet arrestimin e drejtorit që kërcenoi gazetarin Sabedini

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar nga anëtari këtij asociacioni Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.

Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press.

AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme