Agron Shehaj për Belinda Ballukun: Tenderat i ndante në zyrën e saj, 33 milionë euro u grabitën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar socialistët se për këta të fundit konsiderohet sukses vjedhja e parave publike që duhet të shkojnë tek qytetarët.


Shehaj ka ironizuar rastin e Belinda Ballukut për të cilën tha se për të majtët ajo është histori suksesi, pasi po vjedh miliona euro në zyrë bashkë me drejtorët e saj.

“Nëse për ju sukses është që të vidhen paratë që duhet të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. E gjithë qeverisja e PS ka qenë një histori e jashtëzakonshme suksesi. Treguesit kryesorë janë hetimet e SPAK-ut. Përditë në këndvështrimin tuaj Belinda Balluku është ministre jashtëzakonisht e suksesshme.

Sepse tenderat i vendos në zyrën e saj me drejtorët e saj në zyrë. Dhe i vidhen miliona euro. Si mund të vini këtu dhe të thoni që është histori suksesi kur 33 milionë euro vidhen.” tha Shehaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme