Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Mimoza Ahmetajn në pozitën e ministres së Integrimit Evropian.
Sipas një njoftimi nga PDK-ja, Ahmetaj ka qenë ambasadore e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.
Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Slloveni.
Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971. Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar dhe kanë tre fëmijë.
© KOHA.