Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Myslym Murrizi u shpreh se duhet një “vetting pasuror”.
“Një mundësi ka prokuroria për të hetuar kollarexhit, është vetting pasuror”, theksoi ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, u ndal edhe te deklaratat e Arben Ahmetajt, për të cilën tha se në planin politiko moral e sheh si një njeri të penduar, ndërsa shton se sipas tij, nuk ia dhanë mundësinë të bëhej i penduar.
“E shoh në planin-politiko moral një njeri i penduar. Në planin penal nuk ia dhanë mundësinë të pendohej. SPAK është sjellë me shumë standarde. Unë do besoja fort me sa e shoh se do të bashkëpunonte me drejtësinë, por nëse e kërkojnë për mish lepri…Duhet hetim pasuror…nuk di ndonjë Nesti Agoni te ketë denoncuar Ahmetajn. Pra subjekte që kanë familjarë, të dënuar për trafik droge nuk merren…Nuk jam i qartë se kush ja ka bërë denoncimin Ahmetajt…”, u shpreh Murrizi.
“Përgjimet e Ron Yeffet, Tatianës apo Sergei nuk mund të me mendoj se i ka bërë Beni…Por do thoja edhe sa përgjime të tjera do i japin shërbimet Benit…Ai lancoi edhe një përgjim tjetër…si ajo e Monte Carlos…Pra është nxjerrë zbuluar qeveria si hajdute dhe besëprerë… Teknike është qeveria. Nuk ka asnjë lidhje këta që Rama ka në kabinet me elektoratin e PS. Por Rama i vë kot. Roni është zv kryeministër. Edhe shef i Ramës prej 2008 por ligjërisht zv kyeministër. Ka qenë ndarë qeveria përgjysmë. Gjysmën Gusi dhe gjysmën Roni”.
The post Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ “Është shef i Ramës, qeveria e ndarë gjysmë e Gysit dhe gjysmën Roni”, Murrizi: “Çekiç” për SPAK dhe zgjim për qytetarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



