Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kur ishte çështja e demarkacionit, e opozita protestonte në rrugë, koalicioni bënte thirrje për opozitën të kthehet në Kuvend, sepse aty është vendi për të debatuar.
Ai ka shkruar në facebook se kur opozita po kërkon debat për rastin e Astrit Deharit në Kuvend, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejuar debatin./KosovaPress/