Ahmeti: Dëshmorëve nuk mund t’u dalim hakut kurrë

Nuk mjaftojnë vetëm dekoratat e mirënjohjet për veteranët dhe familjet e dëshmorëve për sa kohë që statusi i tyre nuk rregullohet me rrugë ligjore. Ky është vlerësimi i kryetarit të SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu. Edhepse sot, në prag të Ditës së Flamurit u ndanë mirënjohje për veteranët dhe familjarët e të rënëve në Luftën e Kosovës, Veliu mendon se statusi social i tyre nuk është në nivel të kënaqshëm.

“Ju duhet ta dini se disponim nuk kanë pasur as politikanët e as pala tjetër për zgjidhur këtë çështje. E mohojnë këtë çështje. Dua të them që dalë nga dalë duan ta zhdukin këtë çështje. Sikur nuk ka ekzistuar lufta, sikur lufta ka qenë një punë provokimi, nxitje dhe më në fund përse ne ata t’i quajmë të barabartë me anën tjetër të mbrojtjes së tyre dhe të ushtrisë së tyre dhe të atyre që i quajnë në gjuhën e tyre “Branitelli”, tha Fazli Veliu, Kryetar i SHVL-UÇK-së.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në cilësinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, tha se bashkëluftëtarëve të tij nuk do të mund tu dalin hakut për veprën e tyre, pa u përgjigjur se si do të zgjidhen çështja e tyre në mënyrë institucionale.
“Asnjëherë nuk mundesh as veteranëve e mos të flasim për heronjtë e kombit tu dalim hakut, do të thotë detyrime dhe obligime ky komb deri sa të jetë jeta ka ndaj heronjve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë luftuar për liri dhe kanë sakrifikuar për lirinë e kombit shqiptarë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkaq, Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika , i pyetur nga TV21 se çfarë do të ndërmarrë resori i tij qeveritar për këtë çështje, ai tha se nuk ka asgjë konkrete. “Do të hapim edhe këto tema e të shohim se çfarë mund të bëjmë. Tani nuk mund të them asgjë”, u shpreh Hazbi Lika, zv.kryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme