Ndonëse sot duhej të vazhdonte procesi gjyqësor kundër ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, megjithatë, senaca gjyqësore për të dytën herë është anuluar, kurse seanca e ardhshme është caktuar për 25 maj, njofton Sakte.net
Ndaj Bogoevskit rëndon akuza e shpifjes për shkak të dëshmisë së tij në Neë York, për rastin ”Magyar Telekom”.
Bogoevski ka deklaruar në Neë York se 7.5 milionë euro janë sjellur në Maqedoni me veturë zyrtare për të blerë tre politikanë, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.
Deri atëherë duhet të sigurohen dëshmi nëse Bogoevski ka ‘shpifur’ për Ahmetin dhe Xhaferin, në territorin e Maqedonisë ose jashtë vendit.
Sot në gjykim është paraqitur edhe Ahmeti edhe Xhaferi.
Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë 5.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoevski për “shpifjet” siç i cilësojnë ata pretendimet e Bogoevskit se kanë marrë ryshfet për të mos lejuar operatorë tjerë të telekomunikimit në Maqedoni.
Përndryshe, formimi i Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë është në duart e Ali Ahmetit, i cili do të vendosë se cilin mandatar maqedonas do ta legjitimojë si kryeministër të ardhshëm të Maqedonisë, Nikolla Gruevskin apo Zoran Zaev. Ky vendim pritet të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme./Sakte.net