Ahmeti do që prishtinasit të merren vesh për udhëtime kolektive me makina [video]

Në ”038” të KTV-së, Shprend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës ka folur për ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Ka folur edhe për ndërtimet dhe dhënien e lejeve në Komunën e Prishtinës, e për planet regullative.

“Në cilësinë e bashkëqytetarit u them qytetarëve të Prishtinës, se kur janë dy – tre kolegë në një vend pune mos të shkojnë secili me makina por të merren vesh që një ditë ta marrë njëri, një ditë tjetri e tjetri, sepse vetëm kështu mund të kontribuojmë në uljen e nivelit të ajrit të ndotur”, ka thënë Ahmeti.

“E kemi mbytur këtë qytet me asfalt e beton, pasojë e një ndërtimi të vrazhdë që është bërë. E keni parë si vërshohet qyteti kur bien shi, dhe kjo nuk është vetëm pasojë e kanalizimit por edhe si mungesë e tokës e dheut që do ta thithte ujin”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.

Ahmeti është përgjigjur edhe në pyetjet që lidhen me autobusët. Ka treguar se ata janë nisur për në Prishtinë të enjten, e në qarkullim do të futen në linjat më të frekuentueshme 3 dhe 4, nga 11 janari.

Ahmeti u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve të Prishtinës që i kanë shtruar ato direkt nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Intervistën e plotë mund ta shikonim poshtë: