Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe një herë ka shkruar për sulmin e fundit në kuvendin e Maqedonisë.
Ai tha se duhet të luftohet fashizmi dhe se duhet ngritur zërin për sulme të tilla.
“Ziadin Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe. Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu, ai i ka uruar edhe shërim të shpejtë deputetit shqiptar Ziadin Sela, dhe gjithë të tjerëve.
“P.S. uroj sherim të shpejtë për Ziadinin dhe gjithë deputetët e sulmuar nga fashizmi në Maqedoni”.