Ahmeti e përqafon Davutoglun si vëllaun e tij

Kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti ndonëse jo rrallëherë njihet për diskursin e tij kombëtar dhe patriotic ku nuk ngurron të sulmojë të gjitha ata që sipas tij kanë sulmuar kombin shqiptar, është shfaqur i lumtur dhe i entuziazmuar nga vizita e ish kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit tij të botuar nga shtëpia botuese “Logos A” në Shkup.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti nuk ka kursyer fjalë miradije dhe ka fulur në superlativ për mbështetjen e shtetit të Turqisë, kontributin e Davutoglut për qështjen shqiptare në përgjithësi dhe për ndihmesën ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti.
“Sot në Shkup kisha rastin ta takoj përsëri ish Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe ish liderin e AKP, Ahmet Davutogllu.
Diskutuam për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.Z. Davutogllu theksoi rolin tonë në drejtim të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit”, ka thënë Ahmeti pas këtij takimi.
Përqafimi i Ahmetit dhe Davutoglut portretizonte më së miri marrëdhëniet që BDI ka me Turqinë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme