Ahmeti – Falatko: BE dhe NATO përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit

Sot në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti priti në takim pune znj.Suzan Falatko, Ushtrues Detyre zv. Drejtoreshë e Zyrës për çështje të Europës Qendrore dhe Jugore pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Në bashkëbisedim u diskutua për zhvillimet politike në rajon si dhe për përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit që janë BE dhe NATO.
Palët u dakorduan që interes strategjik i Republikës së Maqedonisë është integrimi në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi në NATO.
Dy vlera themeltare, që do të siguronin zhvillim ekonomik, siguri dhe stabilitet.
Kryetari i BDIsë falënderoi znj.Falatko për mbështetjen e parezervë që Departamenti i Shtetit ka dhënë për Republikën e Maqedonisë, dhe e siguroi atë që Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë edhe mëtutje promotori kryesor i vlerave perendimore, euro-atlantike, si dhe faktor stabiliteti dhe progresi në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme