Ahmeti fton bashkëpartiakët të qëndrojnë bashkë, grupi i zjarrit me mendime të ndryshme

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga Çairi, ftoi bashkëpartiakët e tij të qëndrojnë të bashkuar. Duke mos përmendur emra por duke aluduar në Fraksionin e të pakënaqurve brenda partisë, Ahmeti tha se duhet ta ruajnë partinë.

“Gjithçka që e kemi arrit, e kemi arritur të gjithë bashkë… dhe kjo që e kemi arritur dhe këtë kala që e kemi ndërtuar gur e tullë bashkë e kemi bërë, andaj dhe bashkë duhet ta ruajmë, mos të na e cënojnë të tjerët sepse BDI-ja, ju, jeni ata të vetmit që ja dini vlerën dhe e kemi paguar çmimin e të arriturave që i kemi. E kemi për obligim, detyrim moral e kombëtar”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti dhe funksionarët që qëndrojnë pas tij qëndruan në Çair për t’ia uruar kreut të ri të degës detyrën. Bekim Neziri e mori detyrën pas zgjedhjeve të cilat e përjashtuan nga kjo pozitë Izet Mexhitin. Deri tani, nga Grupi i zjarrit nuk kanë reaguar për këtë akvititet të BDI-së në Çair dhe për fjalimin e Ahmetit.

Mexhiti ditë më parë kishte deklaruar se zgjedhjet jostatutare në degët e BDI-së shterën përfundimisht mundësinë që ky grup të funksionojë edhe më tej brenda BDI-së dhe se do ta shqyrtojnë mundësinë edhe të formimit të një lëvizje të re politike. Por anëtarë të tjerë të Fraksionit si Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi u shprehën kundër formimit të subjektit të ri politik. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme