Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në Facebook në lidhje me shkarkimin e drejtorit të trafikut urban.
“Kur e kemi marr mandatin trafikun urban e kemi gjet me 7 autobusa dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet.
E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga Berzhi per ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën.
Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje trafikun urban.
JO! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupcionit, Prishtina është e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.