Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në intervistën për TV21 speciale ka thënë se BDI nuk ka humbur zgjedhjet dhe ato vota të humbura janë po edhe të shqiptarëve.
“Shqiptarët kanë pasur 27 mandate, tani kanë 20, pra 7 mandate janë të humbura. Kur janë shpallur rezultat e zgjedhjeve kam thënë se nuk më gëzon fitorja e BDI-së, por humbja e shqiptarëve. Kemi bërë analizë, ne votues nuk kemi humbur, ka mundësi që nuk kanë dal njerëz të votojnë dhe fondi Ii votave të shqptarëve që kanë votuar më 2014 është po ai më 2016, pra është krejtësisht dalje e re e elektoratit që ka votuar për LSDM”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami në paraqitjen e tij të parë për media fill pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit tha se, nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirishtë. Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë. “Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenar me përfaqësimin tonë në institucione. Në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”, u shpreh Kasami./Sakte.net