Ahmeti: Kelmendi, kontribues i madh i lëvizjeve çlirimtare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i dërgoi sot telegram ngushëllimi familjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi i cili ndërroi jetë dje në moshën 83-vjeçare.

‘Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mikut tim, njeriut të letrave dhe të proceseve shoqërore, kontribuesit të madh në lëvizjet çlirimtare, Ramiz Kelmendit.

Njerëz si ti, i dashur Ramiz, me cilësitë më të mira të bashkuara tek një njeri, lavdinë dhe mirënjohjen i kanë plotësisht të merituara.

Fort e dashura familja Kelmendi, më lejoni që bashkë me ngushëllimet e mia t’ju përcjell edhe ndjenjën e miqësisë më të sinqertë’.

Ramiz Kelmendi arriti të krijojë edhe një opus të begatë letrar. Botoi 12 vëllime me tregime, 8 romane, dhjetëra udhëpërshkrime, 3 radiodrama, 3 drama televizive, 39 tekste satirike, një skenar filmi, 4 tekste shkollore, monografinë “Shqipëria e Marije Shllakut”, dhe me mija shkrime publicistike natyrash të ndryshme.

Kelmendi njihej edhe si një nga përkthyesit më produktiv të Shtëpisë Botuese “Rilindja”. Gjatë viteve ’70 – ’80 ka përkthyer nga serbishtja kryeveprat e autorëve si Orwell, Markes, Kafka, Kundera, Grass, Castaneda, Sabato, Krleza, Kis, etj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme