Ahmeti: Këto kushte të BDI-së nuk negociohen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Shkup realizoi takim pune me ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser. Të dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesën partiake, kanë diskutuar për gjendjen në vend dhe prospektet e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Kryetari Ahmeti ka vlerësuar që zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme, demokratike dhe se rezultati u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit, si dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ahmeti ka shpjeguar opsionet mbi të cilat në BDI-ja po zhvillon debat të hapur dhe konstruktiv, ndërsa ato përfshijnë koalicion me VMRO-në, me LSDM-në, koalicion të gjërë politik qeverisës, të mbeturit në opozitë, si dhe përsëritje e zgjedhjeve.

Lideri i BDI-së ka folur edhe për bazën e gjërë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.

“Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në”, thuhet në kumtesën e partisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme