Shpend Ahmeti e ka quajtur dhunë politike arrestimin e bashkëparitakut të tij, Dardan Molliqaj.
“Pse u arrestua tash? Nëse Gjykatat po punojnë aq mirë, pse të lëshohet fletarrestim të dielën? Për këtë do të diskutojmë edhe në Kuvend”, ka thënë Ahmeti.
Ka ftuar Albin Kurtin dhe Isa Mustafën në tryezë të përbashkët diskutimi, për të hartuar strategji për rrëzimin e Qeverisë.
“E kuptoj se Isa Mustafa mund ta ketë problem që të ulet me mua për shkak të zgjedhjeve në Prishtinë. Ma kanë thënë disa. Por qe le të shkon dikush tjetër nga PSD”, ka thënë Ahmeti.
E kur ka folur për Kurtin, ai ka thënë se me të janë takuar në rrugë dy herë prej kur është ndarë nga VV-ja, por, sipas tij, Kurti nuk i ka folur.
“E kam parë një dy herë rrugës, nuk më ka fol. Nuk është se e kam pasur për qejf as unë. Kur ka qenë në spital i kam shkruar SMS sa ishte me grip në Spital, nuk ma ka kthyer, por unë njerzillakun s’mund ta heq. Ata nuk erdhën as në varrim të babait të Visarit”, ka thënë Ahmeti.
Duke u rikthyer te ndarja, Ahmeti ka thënë se kishte folur me Kurtin.
“I kam thënë a je duke e parë madhësinë e problemit. Më ka thënë jo është një grup i vogël. I kam thënë shikoje se, unë prej se e mbaj mend vetën në politikë e njoh me Dardan Sejdiun e me Fisnik Ismailin e të tjerë. Nuk është grup i vogël. E ka injoruar problemin duke thënë se është grup i vogël”, ka thënë Ahmeti.