Ahmeti: Liderët t’i dalin zot nënshkrimit për zgjedhje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka pritur në takim pune ambasadorin e Suedisë në Maqedoni Mats Staffansson ku kanë biseduar kryesisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen në Maqedoni më 11 dhjetor këtë vit ku mes tjerash ka thënë se duhe të respektohen afatet dhe rregullat për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Vendi është ballafaquar me krizë politike qysh nga bojkoti i Parlamentit nga opozita në vitin 2014 e deri më sot, prandaj edhe uron që liderët politik t’i dalin zot nënshkrimit të tyre për përmbyllje të krizës nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me pjesëmarrjen e të gjithëve” tha mes tjerash Ahmeti pas takimit me Mats Staffansson.

Kurse, nga ana tjetër Mats Staffansson tha ”Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën për ta rrumbullakuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe avancimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ahmeti gjithashtu theksoi që BDI ka partneritet strategjik me komunitetin ndërkombëtar në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, integrimin e vendit në NATO dhe BE”.