Ahmeti, pas takimit me Mustafën: Takim goxha pozitiv – LDK-ja e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së dhe kryetar i Komunës së Prishtinës, pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ishte një takim “goxha pozitiv” në frymë të bashkëpunimit.

“Vazhduam diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD-në edhe për LDK-në sa i përket programeve zgjedhore, programeve qeverisëse, dhe mund të them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor në mes të PSD-së dhe LDK-së”, ka thënë Ahmeti pas takimit me Mustafën, raporton KTV.

I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm parazgjedhor me LDK-në, Ahmeti tha: “Nuk e di, besoj që do e diskutojmë”.

“LDK është më e interesuar të shkojë vet në zgjedhje… Nëse krijohet një mundësi e partive të mëdha në koalicion, atëherë do t’i shqyrtojmë seriozisht këto çështje por po e them mbetet në frymën e bashkëpunimit. Ne i kemi të hapura të gjitha temat, prej dialogut deri te aspektet ekonomike e te lufta kundër korrupsionit”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme