Ahmeti pas takimit me Yee: Do të vazhdojmë komunikimet me VMRO – DPMNE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit të SHBA-ve pёr Evropё dhe Euro-Azi, ka thënë se vizita e tij është një përkrahje morale që i bëhet vendit.

Ahmeti tha se Lee ka qenë shumë i qartë duke thënë se vendit i duhet stabilitet dhe zhvillim të proceseve në rrugë të mbarë deri në funksionimin e institucioneve.

“Sigurisht kthim pas nuk ka. Gjitha këto zhvillime nëse ne nuk ndërgjegjësohemi, nuk vetëdisohemi sigurisht se do të pësojnë gjithë qytetarët e Maqedonisë, prandaj, duhet pranuar ky realitet i ri: zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, të mbështetet edhe nga ato forca që kontestojnë zgjedhje e Xhaferit si kryetar të parlamentit, sepse zgjedhja është bërë në rrugë legale dhe legjitimi.

I pyetur në lidhje me komunikimin e tyre me VMRO-DPMNE, Ahmeti ka thënë se duhet të komunikohet me ta.

“Sigurisht që ne duhet të komunikojmë, edhe do komunikojmë, sepse jemi forca politike të një vendi, kemi interesa madhore për ta futur vendin në binar dhe rrugë të mbarë dhe nuk do t’i shmangemi asnjëlloj komunikimi dhe dialogimi”, ka thënë Ahmeti, përcjell SHENJA.

Sa i përket dorëheqjes së ministri të punëve të brendshme Ahmeti tha se nuk ka logjik dorëheqja e tij në këto momente dhe se ai e ka përkrahjen e të gjitha partive politike.

Sa i përket mundësisë që Velanovski të konvokoj seancë të radhës, Ahemti tha se ai nuk ka të drejtë të bën një gjë të tillë ngase ai nuk është legjitim. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme