Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku propozon që çështja e emrit të zgjidhet sipas modelint të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Sipas tij, të dy qeveritë duhet të arrijnë një pajtim, e më pastaj ratifikim në të dy kuvendet. Ahmeti konsideron se moment më të mirë se ky i tanishmi nuk ka dhe sqaron se Qeveria do të bisedojë për të arritur një ujdi, e jo vetëm për të biseduar.
Lideri i BDI-së ka theksuar se termi “Maqedonia” nuk parraqet kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Greqisë, dhe se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë, dhe se është absurde të mendohet një gjë e tillë.
Sipas tij, nëse nuk zgjidhet emri, atëherë mund të dalin në pah qëndrimet për kufinj të rinj në Ballkan.