Ahmeti: Platforma e bisedimeve procedohet në Kuvend posa të fillojë sesioni pranveror

Bashkëkryesuesi i Ekipit Shtetëror të Dialogut, Shpend Ahmeti, ka thënë se platforma për Dialogun me Serbinë do të procedohet në Kuvend, pasi të fillojë sesioni pranveror i Kuvendit.

Edhe një herë tjetër, Ahmeti ka theksuar se nuk ka asnjë draft-marrëveshje me Serbinë. Këtë thotë se e ka konfirmuar vetë presidenti Hashim Thaçi, por edhe Federica Mogherini.

“Nuk presim asnjë informatë shtesë. Kemi prit përgjigjet nga çdo institucion. Do ta dërgojmë kur të fillojë sesioni pranveror i Kuvendit. Ajo platformë është e bazuar në Kushtetutë dhe e dyta kjo platformë duhet ta thotë që nuk është dialog pa qëllim. Ky dialog e ka një qëllim që të sjellë njohjen reciproke. Nëse s’ka njohje për neve ky dialog nuk ka kuptim”, ka thënë Ahmeti, raporton KTV.

Kreu i PSD-së, dhe njëherësh bashkëkryesues i Ekipit të dialogut, ka thënë se i kanë krijuar 6 komisione.

Komisionin për të Zhdukurit, Komisioni për Prona, Trashëgimi Kulturore, për të Drejtat e Minoriteteve, Krimet e Luftës dhe Komisionin për Ekonomi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme