Ahmeti që përfundoi te Presidenti, vitin e kaluar thoshte se Thaçit e Veselit u ka kaluar afati, fliste për çlirim nga PRONTO

Shpend Ahmeti një vit më parë kishte krejt mendime të tjera për Hashim Thaçin, ndryshe nga tash kur është bërë bashkë me të për ta udhëhequr dialogun e Kosovës me Serbinë.

“U ka kaluar afati”, këto ishin fjalët që Shpend Ahmeti i kishte shkruar një vit më parë në profilin e tij në rrjetin social Twitter për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin. 

Ai madje fliste edhe për rrugën e drejtë dhe të pandalshme të tij për çlirimin nga PRONTO. Por gjithë këto deklarime, nuk e kanë penguar kreun e PSD-së që një vit më vonë të ulet përballë në një tavolinë me presidentin Hashim Thaçi.

Rezoluta që u propozua nga PSD për dialogun Kosovë-Serbi, kishte kaluar në kuvend me 59 vota pro, duke e bërë kështu Shpend Ahmetin bashkë-kryesues të ekipit dialogues bashkë me Fatmir Limajn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme