Ahmeti: Rasti ndaj Xharrës i papranueshëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj sulmit të Arbana Xharrës.

Kjo e fundit është rrahur para banesës në Prishtinë dhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ku aderoi ditë më parë gazetarja, e kanë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Ahmetit:

Shoqëritë e lira ekzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë.

Sulmet fizike te fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëmë janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.

Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në Facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme