Ahmeti: Synojmë përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, z. Fatos Reka.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Reka bashkëbiseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Kryetari Ahmeti theksoi që deklarata e partive politike shqiptare është produkt i përbashkët nga platformat tona zgjedhore dhe shprehu mirënjohje për inkurajimin e sinqertë dhe konstruktiv të Tiranës dhe Prishtinës për këtë arritje vendore.
Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Reka që po vijon konsultimet intensive me organet partiake, me intelektual dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar në baza ditore.
Kryetari Ahmeti theksoi insistimin e BDIsë mbi përcaktimet e veta për arsye se realizimi i tyre është përfitues për gjithë shoqërinë dhe paraqet përmbyllje të obligimeve normative nga Marrëveshja e Ohrit si dhe zbatim të pritshmërive të partnerëve tanë në BE dhe NATO. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme