Ahmeti thotë se nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë

“Nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë”. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarët e Kodrës së Trimave, raporton KTV.

Ai ka thënë se atë ditë do të bëhet përurimi i fabrikës në ujit në Shkabaj, me ç’rast, sipas tij, mbi 95% e kryeqytetit do zgjidhë problemin e furnizimit të rregullt me ujë.

Ahmeti në këtë tubim, paralajmëroi hapjen e çerdhes së parë publike në këtë lagje, e po ashtu ardhjen e autobusëve të rinj në linjën 3, që prek direkt këtë lagje.

Për rreth një orë e gjysmë i pari i kryeqytetit ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj lagjeje, e që kryesisht kishin të bëjnë me infrastrukturën e dobët rrugore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme