Ahmeti thotë se një parti politike iu gëzua vërshimeve në Prishtinë

I pari i Prishtinës, ka bërë të ditur që ka shumë dëme nga vërshimet mbrëmë, sipas tij një parti politike i është gëzuar vërshimeve të mbrëmshme.

Pas shirave të rrëmbyeshme dhe erërave të forta mbrëmë në Prishtinë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka treguar se situata në qytet është stabilizuar edhe pse siç thotë ai ka shumë dëme nga vërshimet mbrëmë.

Ai më këtë rast ka falënderuar ekipet që ishin në terren. “Falënderojmë te gjitha ekipet e komunes dhe kompanite qe ishin ne terren gjate gjithe nates, dhe posaqerisht qytetaret qe treguan gatishmeri te ndihmojne si vullnetare” shkruan Ahmeti.

Sipas të parit të Prishtinës, një parti politike i është gëzuar vërshimeve të djeshme, siç thotë ai, duke shpresuar edhe më keq. “P.S. Nje parti politike iu gezua vërshimeve dhe si duket kane shpresuar qe te jete edhe me keq, vetem e vetem qe te leshojne nje komunikate kunder qeverisjes komunale. S’kam koment!!!” tha ai pa përmendur se për cilën parti e ka mendjen, meqë LDK-në e PDK-në i ka në opozitë.

Deri me tani ende nuk ka pasqyrë konkrete për dëmet e shkaktuara mbrëmë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme