Aida Dërguti dorëhiqet nga të gjitha postet në Vetëvendosje

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti iu ka drejtuar publikisht liderit të kësaj partie Visar Ymerit, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se problemet në këtë parti do të tejkalohen, duke shtuar se ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetares së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë.

Postimi i plotë:

I nderuar kryetar Visar Ymeri,

Të dashur aktivistë të Lëvizjes,

Për 12 vjet rresht, këtë Lëvizje e kemi ndërtuar bashkë. Kam bindjen e plotë se bashkë duhet t’i tejkalojmë edhe problemet e fundit. Kjo është e mundur dhe bëhet me vullnetin e kontributin e të gjithëve. Sigurisht se përgjatë punës e aktiviteteve të përbashkëta ne kemi krijuar shoqëri të vërtetë e marrëdhënie të shëndoshë me njëri-tjetrin. Kjo e ka përmbushur secilin prej nesh edhe personalisht. Por, mbi të gjitha, Lëvizja ekziston për shkak të qëllimeve që ia kemi vënë vetes. Përballë këtyre qëllimeve, secili prej nesh duhet ta tejkalojë veten. Prandaj, unë sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetares së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.

Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje. Por, shprehja ime (e papranueshme gijthsesi) duhet vënë përballë një fushate sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve që ka ndodhur tash 1 vit.

Po, brenda nesh ka dallime. Ky problem që në dukje të parë duket si inati personal, në fakt është dallim politik dhe ideologjik. Jo dallim karshi qëllimeve të shprehura në Program, por sidomos dallim karshi metodës. E dallimi në metodë është dallim politik pastaj. Nuk mund të arrish përmes rrugëve e metodave të ndryshme tek qëllimi i njëjtë. Metoda e fisnikëron ose e korrupton qëllimin. Ta zemë, probleme të patejkalueshme për mua janë sulmet e organizuara linçuese, dhe instrumentalizimi i njerëzve. Asnjë qëllim madhor nuk e arsyeton instrumentalizimin.

Unë besoj se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të Lëvizjes është diskutimi i hapur e me argumente, në vend të instalimit të frikës. Por, gatishmëri për zgjidhjen e problemeve unë ende nuk po shoh. E vetmja rruga është demokracia, VETËVENDOSJE! vetëm demokratike mund të jetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme