Omer Ajdini nga ASH në “Rruga Drejt” ka treguar pozicionin e partisë së tij, si opozitë, se si e sheh tentimin për lirimin nga paraburgimi të Sasho Mijallkovit, shkruan Alsat.
Ajdini, ka thënë se rasti i Mijallkovit nuk është i vetmi por se ky ishte kulmi, derisa theksoi se ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë në vend.
“Rasti i Sasho Mijallkov nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, raste të tilla ne kemi plotë, por rasti i Mijallkov është kulmi dhe duhet ta kuptojmë se ai nuk është i vetëm në këtë tregim, ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë”, tha Ajdini./ Alsat.mk